“Vettingu”, rruga e vetme për rikthimin e besimit në drejtësi

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 12:15 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Jurudike dhe Politike ( GLPS) ka mbajtur tryezë diskutimi me temën : “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit”, raporton Ekonomia Online.

Aty u diskutua mbi propozimet, agjendat dhe prioritetet e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës si dhe çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e legjislacionit apo politikave parlamentare në fushën gjyqësore dhe prokuroriale, mekanizmat e zbatimit të drejtësisë penale, mekanizmat në luftën kundër korrupsionit, apo edhe proceset e integritetit siç është vettingu mbi sistemin e drejtësisë.

Për herë të parë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, partitë politike diskutuan mbi agjendat e tyre politike dhe angazhimin e mëtutjeshëm parlamentar në fushën e sundimit e ligjit.

Drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha, tha se partitë politike gjatë fushatës zgjedhore epiqendër e patën sundimin e ligjit dhe duhet të shihet nëse ato do t’i mbajnë premtimet e tyre.

“Gara politike në zgjedhjet e pati epiqendër premtimin për sundimin e ligjit të pavarur të paanshëm pa ndikim politik, disa nga pyetjet tona për partitë politike janë se a do të ketë reformë rrënjësore në sistemin e drejtësisë dhe a është vettingu zgjidhja e vetme”, pyeti ajo.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se vettingu nuk mund të bëhet vetëm nga qeveria dhe e ka parë të domosdoshëm bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.

“Pavarësisht partive politike një gjë pajtohemi që Kosova ka shumë probleme me sistemin e drejtësisë, e kjo është evidentuar në shumë raporte. Synim kryesor i Qeverisë sonë do të jetë kthimi i besimi në institucionin e drejtësisë”.

 “Pa dyshim që prioritet do jete procesi i vettingut për Prokurorinë, Gjykatat, AKI-në dhe Policinë, të ketë hetim të prokurorëve. Kjo s’mund të bëhet vetëm nga Qeveria, duhet pasur bashkëpunim të fuqishëm edhe me Kuvendin. Në të kaluarën kemi parë tendencë për ta shtypur Kuvendin. Ne do të ndryshojmë këtë qasje dhe do ta respektojmë Kuvendin. Besoj që pa vetting s’mund të kthejmë besimin në sistemin e drejtësisë”, tha Haxhiu.

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe faktin që sipas tij nuk ka pasur raste të degradimeve të prokurorëve ku ka krijuar edhe pasiguri juridike.

“ Të ulemi bashkërisht e  të sigurojmë vullnet politik njerëz me duar të pastra për luftimin e dukurive negative. Janë dy tri fokuse për reforma në drejtësi: mënyra zgjedha e gjyqtarëve e prokurorëve dhe tjetra me performancën e tyre. Pastërtia a e njerëzve duhet të sigurohet me ligj. Duhet të ketë një sistem të drejtësisë të pavarur”, tha Zemaj, raporton EO.

Zemaj tha se është e domosdoshme bashkëpunimi me Kuvendin dhe shoqërinë civile.

“E domosdoshme është partneriteti mes Kuvendit dhe shoqërisë  civile për sundim efikas. Në këtë drejtim duhet dhe kërkohet konsensus politik. Ndryshimet efikase do të ndodhin”, tha ai, raporton EO.

Nevojën për ngjalljen e mekanizmave për mbikëqyrjen e performancës brenda KPK-së e KGJK-së, e ka theksuar edhe Arton Demhasaj, një prej panelistëve në këtë tryezë.

Megjithatë, si prioritet të parë për legjislaturën në ardhje, Demhasaj nga organizata Çohu, ka përmendur rishikimin e Ligjit për Financimin e Partive Politike.

“Pritjet e shoqërisë për koalicion potencial janë shumë të mëdha pra janë një sfidë për të krijuar bindjet se kjo Qeveri do të jetë e mirë. Duhet të fillojmë me Ligjin për financim të partive politike, kjo është çështja kryesore .

” Pritjet e shoqërisë për reformën në sistemin e drejtësisë janë të mëdha për koalicionin LDK dhe VV. Mendoj se duhet të filloni nga Ligji për Financimin e Partive Politike. Çështjet tjera pastaj janë si matja e performacës për prokurorë e gjyqtarë pasi kjo te ne nuk ndodh. Pastaj çështja e konfiskonit të pasurive është shumë i rëndësishëm për reformën në sistemin e drejtësisë. Pastaj është pavarësia financiare e gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë. Pastaj kemi numër të vogël të prokurorëve e të gjyqtarëve dhe kemi një numër të madh të lëndëve. Pastaj ka nevojë për profilizim të prokurorëve e të gjyqtarëve. Kemi mungesë në prokurimin publik dhe këtë shkon një shumë e madhe e buxhetit”, tha ai, raporton EO.

Në këtë takim ishte i ftuar edhe ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, por që për arsye personale nuk ka marrë pjesë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme