Vjosa Osmani asnjë cent nuk e shpenzon dosido, thotë këshilltari i saj

Prishtinë | 30 Jan 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, Vjosa Osmani ka bërë të ditur shpenzimet e presidentes dhe kabinetit të saj.

Ai përmes një postimit në rrjetin social Facebook, ka thënë se shpenzimet e presidentës po i bëjmë publike jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës por edhe për ta dëshmuar llogaridhënien për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve.

“Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit, po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve”, ka shkruar Kupina.

Tutje, Kupina ka shkruar se racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani.

“Asnjë cent i shpenzuar dosido”, ka shkruar Kupina, i cili ka publikuar dhe disa grafika me krahasimin e shpenzimeve nga vitet e kaluara kur nuk ka pasur pandemi.

Postimi i plotë i tij:

Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për 📝 shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit.
Po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve.
📊Grafikat flasin vetë dhe shpërfaqin ulje drastike✂️ shpenzimesh në të gjitha kategoritë. Racionalizimi i 💶shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë.
Sa më racionale shpenzimet, më të mëdha mundësitë që paratë e taksapaguesve të orientohen në vende adekuate!
📍Asnjë cent i shpenzuar dosido!

Të ngjashme