Vjosa Osmani i përgjigjet LDK-së me poezi

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 20:04 | Nga

Vjosa Osmani, ish-deputete e LDK-së, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një poezi të rilindasit Luigj Gurakuqi, e cila duket të jetë përgjigje ndaj përjashtimit nga lista zgjedhore e LDK-së .

“Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue…” thotë poezia e njohur e Gurakuqit, një aludim ky i qartë që ajo nuk është e kënaqur me zhvillimet në LDK.

Osmani kishte qenë femra më e votuar e kësaj partie në zgjedhjet e fundit.

Mediet kanë raportuar se LDK-ja pritet ta përjashtojë nga lista për deputetë Osmani dhe katër ish-deputetë nga radhët e kësaj partie të cilët nuk e kishin votuar Mustafën si kryeministër. Në mesin e tyre është dhe Shpejtim Bulliqi, njeriu më i zëshëm kundër marrëveshjes së demarkacionit.

Aktualisht, Këshilli i Përgjithshëm po mban mbledhjen ku pritet të përcaktojë listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Një zyrtar i LDK-së tha për Ekonomia Online se Osmani, megjithatë, do të përfshihet në listë.

Më herët, kryetari i nderit i Lidhjes Demokratike, Fatmir Sejdiu, e lëshoi demonstrativisht mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Ai akuzoi kryetarin Isa Mustafa se po vendos gjithçka vetë.

No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme