Vlerësim i OJQ-ve për 100 ditët e Qeverisë Haradinaj, impulsive e pa strategji

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 11:43 | Nga Marigona Brahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GSJP), në bashkëpunim me Institutin GAP dhe Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) kanë publikuar analizën e vlerësimit të 100 ditëve të para të Qeverisë Haradinaj.

Kjo analizë bazohet në katër shtylla kryesore të politikave qeverisëse.

Nora Latifi-Jashari nga Instituti GAP tha se për të tërhequr votuesit, shumica e kandidatëve dolën me premtime atraktive, siç janë liberalizimi i vizave, rritja e pagave dhe pensioneve, rivitalizimi i minierave të Trepçës etj.

Qeveria që u betua më 9 shtator 2017 si rezultat i një kompromisi të vështirë është e përbërë nga 21 ministri  në të cilat deri më tani janë emëruar mbi 70 zëvendësministra. Ajo tha se këto premtime nuk përkojnë me vendimet që ka marrë qeveria.

“Premtimet e qeverisë gjatë fushatës nuk përkojnë me vendimet që ka marrë gjatë këtij 100 ditëshi të parë”.

Delfinë Elshani nga GSPJ tha se shumica e vendimeve të qeverisë Haradinaj janë të pamenduara të pabazuara dhe disa joligjore. Ajo përmendi disa nga vendimet:

“Qeveria ka shkarkuar komisionin shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtëtëror i cili vendim është në kundërshtim me ligjin për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror dhe rregulloren e saj mbështetëse; së dyti qeveria ka shkatuar 10 nga 19 anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike të cilët sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsion ishin mbajtës të paligjshëm të detyrës; së treti qeveria ka kërkuar tu falë ambalazhuesëve të ujit  borxhet ndaj buxhetit të Kosovës  që nga viti 2008 e cila vlerë arrin në 51 milionë euro; dhe së katërti qeveria gjithashtu ka vendosur që të kompensojë në rimbursime financiare familjeve të atyre personave  të vdekur apo të dënuar nga gjykatat maqedonase të cilët ishin të përfshirë në rastin e Kumanovës”.

“Qeveria më shumë vepron sipas impulseve dhe kërkon vëmendjen e medieve sesa që punon me plan strategjik për një qeverisje të mirë”, tha Elshani.

Ndërsa Dardan Abazi nga INDEP shprehu shqetësim edhe për mos transparencën dhe mospublikimin e dokumenteve zyrtare.

“Ka një mori të dokumenteve të cilat publikohen por një pjesë të tyre si përshembull  plani qeveritar për ta poseduar atë duhet të bësh kërkesë, pra kjo qasja që të zgjidhet se çka të publikohet çka jo ka vazhduar edhe në 100 ditët e para të qeverisjes”.

 

Të ngjashme