Vllahiu premton zyrë të veçantë në komunë për kategoritë e dala nga lufta

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 11:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Vllahiu ka vizituar organizatat e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vllahiu, tha se këtë takim janë duke e bërë për arsye se duan të njoftohen me problemet që përballët kjo kategori, raporton Ekonomia Online.

“Kemi ardhur jo vetëm me dëgjua por me ju thënë se zgjidhet do të jenë më neve ne nuk do të iu konsiderojmë si kategori sociale por do të ju përkrahim në vazhdimësi. Përveç të tjerash do të jetë trajtimi i barabartë në shoqëri duke u nisur nga zgjidhja e problemit banesor për secilën familje i shërbimeve shëndetësore, me uljen e taksave në pronë. Bashkëpunimi do të jetë në nivelin institucional do të jetë një zyre e veçantë në komunën Prishtinës e cika do të tu dedikohet vetëm kategorive të dala nga lufta”, tha Vllahiu.

Ndërsa nga Fatmir Sopa, organizata e veteranëve, thanë se nuk janë të kënaqur me përkrahjen nga komuna e Prishtinës.

“Ne do të kërkojmë bashkëpunim nga ata që do të marrin mandatin mirëpo nëse shkojnë me këtë stad të bashkëpunimit ne do të shohim qëndrimin tonë”, tha Sopa.

Jahir Morina, nga AAK, tha se kanë ardhur këtu për t’i përkrahur veteranët. Ai premtoi se këto kategori do të jenë të përfaqësuar në qeverisjen e ardhshme të Prishtinës.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme