Voton edhe Driton Kuka, ka një mesazh për qytetarët e Kosovës

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Voton edhe Driton Kuka, ka një mesazh për qytetarët e Kosovës

Kuka nëpërmjet llogarisë personale në Facebook i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, para ai me ekipin e tij po niseshin drejt Romës për kampin olimpik.

”Unë votova për një të ardhme më të mirë …
Të gjithë votuam dhe u nisëm drejt sfidave të radhës për prezentim dinjitoz të shtetit tonë!
Çdo qytetar i Republikës së Kosovës të votoj,çdo votë është e rëndësishme,kështu që shfrytëzoni të drejtën për të votuar
Kosova mbi të gjitha
Drejt OTC Romë Kampi Olimpik”, shkruhet në postimin e tij.

Kujtojmë se Kuka është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Të ngjashme