Vuçiq: Çështja e Kosovës më e vështira

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 10:36 | Nga

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se është shumë i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe sesipas tij, shqiptarët frikësohen se me mbështetjen e heshtur apo substanciale të dikujt ata jo vetëm që do të sjellin trazira dhe frikë ndaj serbëve, por do të marrin edhe masa të tjera.

Ai theksoi se trazirat ishin një shkas për dhënien e pavarësisë së Kosovës dhe shtoi se shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetëm.

Çështja e Kosovës është më e vështira, me paqe të mundshme për Ballkanin

Kreu i shtetit serb i tha gazetës “Le Monde” se për çështjen e Kosovës dhe raportet me Prishtinës po i pret gjëja më e vështirë, por nëse arrihet paqja atëherë gjithçka bëhet e mundur për Ballkanin.

” Bëhet fjalë për fatin e qindra mijëra njerëzve, për konfliktin shekullor territorial. Kjo është vendimtare, nëse kjo çështje nuk zgjidhet, Serbia nuk do të ketë të ardhme”, tha ai  në intervistën e titulluar “Kosova: Presidenti serb gati të flasë për gjithçka”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme