Vuçiq kushtëzon BE-në, Asociacioni të formohet me kompetenca ekzekutive jo si OJQ

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Serbia insiston në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe por jo si organziatë joqeveritare e cila do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu ka thënë Aleksander Vuçiq në konferencën e përbashkët për media me Emisarin e BE’së , Lajcak.

“Nëse teoria që tani gjithçka duhet të jetë në përputhje me kushtetutën, atëherë për çfarë kemi negociuar? 10 serbë mund të formojnë një OJQ në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Atëherë pse i kemi udhëhequr negociatat” , ka thënë Vuçiq në konferencën me Lajçak, raporton Gazeta Express.

Vuçiq ka thënë se Marrëveshja për Asociacioni është nënshkruar para shtatë vjet e gjysmë dhe Kosova akoma se ka implementuar.

Sipas Vuçiqit ekipi negociator i Kosovës ka propozuar statutin për Asociacionin

“Ata thonë që nuk ka qenë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Kujt i bëhet vonë?” , ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë poashtu se nëse nuk impelemntohet Marrëveshja e Brukselit ëshë e pamundur të ketë vazhdim të dialogut të suksesshëm.

Të ngjashme