Vuçiq pas takimit me Grenellin në Munih: Trump po i kërkon Kosovës ta heqë urgjent tarifën

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në pasditen e së enjtes.

Takimi Vuçiq-Grenell ka ndodhur në Bavari, ku dy zyrtarët kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Siguri.

Presidenti serb ka shkruar në Twitter pas takimit me kryediplomatin amerikan, duke vënë theksin në largimin e taksës në mënyrë që dialogu të vazhdojë.

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është e rëndësisë më të madhe që amerikanët insistojnë për largimin e tarifës. I jam falënderues Richard Grenellit, Mike Pompeos dhe Presidentit Trump për këmbënguljen që tarifat të hiqen urgjent, në mënyrë që negociatat tona me Prishtinën të vazhdojnë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në takimin e Munihut do të marrin pjesë edhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës.

Të ngjashme