VV-ja bëhet anëtare observuese e Internacionales Socialiste

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 15:31 | Nga

Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare observuese e Internacionales Socialiste pasi këshilli i saj ka votuar për anëtarësimin e partisë nga Kosova.

Deri para këtij vendimi, VV-ja ka marrë pjesë si subjekt politik me statusin e “të ftuarit” në disa prej mbledhjeve të Internacionales.

“Nga sot, Lëvizja do të ketë të drejtën të marrë pjesë në të gjitha punimet, mbledhjet dhe takimet e Internacionales Socialiste sipas statutit të organizatës, duke mundësuar lidhje më të forta me partitë e tjera politike të qendrës së majtë nga e gjithë bota”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme