VV-ja insiston se nga tubimi i saj s’u infektua asnjë person, kritikon Qeverinë për mosmenaxhim

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 13:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli ka thënë se mungesa e një Qeveri të përgjegjshme ka përkeqësuar menaxhimin e situatës me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Ajo në një konferencë për medie ka shtuar se Qeveria duhet të dilte me plan konkret për të shpërnda maska për të gjithë qytetarët.

“Ajo që duhet të kuptojë qeveria ilegale se pandemia do të qëndrojë një kohë të gjatë me neve. Mungesa e një qeveri të përgjegjshme e cila nuk heziton ka përkeqësuar situatën dhe ka rritur pasigurinë. Një pjesë e madhe e qytetarëve ndjehen të pasigurt e pa mbështetje”.

“Mungesa e sigurimit të rë ardhurave gjatë periudhës së izolimit ka përkeqësuar shumë gjendjen”, ka thënë Pacolli.

Mes tjerash ajo ka thënë se një Qeveri përgjegjëse duhet të mendoj edhe se qka do të ndodhë me shkollat në shtator.

Pacolli shtoi se duhet edhe investime në hapjen e çerdheve dhe punësimin e grave.

“Duhet përkrahje për siguri për prindërit pas mbylljes së çerdheve. Duhet kreativitet dhe investime për hapjen e çerdheve të reja dhe punësimin e grave. Po ashtu do të duhet të prezantoj një plan se çka do të ndodhë me hapjen e shkollave në shtator”.

Përderisa deputeti Artan Abrashi ka kritikuar Qeverinë për marrjen e masave të reja. Ai ka thënë se këto masa janë të pa planifikuara, raporton EO.

“Masat të cilat janë marr janë të pa planifikuara dhe prandaj jemi në një situatë se çfarë jemi. Jam i sigurt që manualin as ministri nuk e ka lexuar vetë”.

“Procesi tjetër është se çka do të ndodhe me procesin mësimor dhe a do të ketë kjo qeveri e përgatitu dhe se a do ti kenë nxënësit pajisjet teknologjike për të ndjekur mësimi”.

Ai ka thënë se tubimi i VV-së ka qenë i rregullt dhe nuk ka pasur asnjë rast të infektuar me Coronavirus.

“Rasti i djeshëm në Prizren ku është ushtruar dhunë nuk është mënyra e duhur se si institucionet duhet t’i përgjigjen masave”.

Të ngjashme