VV-ja thotë se procesi i homlogimit është zhvatje ndaj qytetarëve

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 15:20 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e VV-së, Hekuran Murati dhe Liburn Aliu kanë kritikuar deputetët për mos votim të Projektligjit për homologimin e veturave, raporton Ekonomia Online.

Hekruan Murati iniciues i këtij projektligji ka thënë procesi i homlogimit është zhvatje ndaj qytetarëve.

“Ky proces është zhvatje për qytetarët pa asnjë vlerë të shtuar” ka thënë ai.

Kurse Liburn Aliu ka thënë se mosmiratimi i këtij projektligji trego që kthesa për një ndryshim të madh nuk mund të bëhet lehtë.  Ai ka thënë se në Kosovë hajdutët favorizohen nga politikanët

“Sot u pa që realisht kthesa për ndryshimin e madh nuk mund të bëhet” është shprehur ai.

“Politika deri tani e ka dobësua vazhdimisht shteti. Ne nuk ia dolëm ta votojmë këtë projektligj pasi patëm vetëm 32 vota” ka thënë Aliu

Ai për  tha se tha se s’duhet harruar ligjin për ushtrinë që ka mbetur në letër ndërkohë që kompanitë e ndryshëm po lulëzojmë.

Të ngjashme