VV kërkon qasje në dokumentet publike brenda MSH-së për laboratorët privatë

Prishtinë | 11 Gus 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje, përmes nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka parashtruar kërkesën për qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore të cilat kanë bërë kërkesë për licencim, respektivisht për lejimin e shërbimit të testimit SARS-Cov-2.

Që nga dje laboratorët privatë do të kenë të drejtë për të kryer testimet për COVID-19.

Ndërkaq, sa i përket çmimeve sot u bë thirrje që të mos manipulohet me të nga laboratorët privatë.

Të ngjashme