VV: Kryeministri jolegjitim solli dëme nga Washingtoni në vend të njohjes

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryeministri jolegjitim shkoi në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e Kosovës.

“Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme për Republikën e pa njohjen e saj. Pra, shkuan për njohjen, ndërkaq u pajtuan që të mos angazhohen për e anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit”, thotë VV.

Vetëvendosje gjithashtu përmend dëmet, që sipas sa, i janë bërë Kosovës.

“Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për ndarjen e Liqenit të Ujmanit. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan për realizimin e idesë dhe qëllimeve të Serbisë për mini-schengen. Shkuan për njohje, ndërkaq u pajtuan t’i mundësojnë Serbisë qasje në detin Adriatik. Shkuan për njohje, ndërkaq me kërkesë të Serbisë e larguan emërtimin “Republikë”. Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thotë VV.

VV: Kryeministri jolegjitim solli dëme nga Washingtoni në vend të njohjes
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme