VV-LDK përmbyllin pikat programore, marrëveshja përfundimtare – në duart e liderëve politikë

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 18:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka përfunduar takimi ndërmjet grupeve punuese të VV-së dhe LDK-së, për harmonizimin e programit qeverisës, raporton EkonomiaOnline.

Pas takimi para medieve foli Avdullah Hoti, i cili tha se ky është takimi i fundit i grupeve punuese dhe se kanë arritur të përmbyllin të gjitha pikat programore.

Ai tha se tashmë i mbetet liderëve politikë që të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverise.

“Ky është takimi i fundit për pjesën programore të marrëveshjes. E them me kënaqësi se kemi arritur të kemi marrëveshje për të gjitha çështjet programore. Për sa na përket neve si grupe punuese kemi arritur të përmbyllim diskutimet dhe pritet që shumë shpejt raportin ta dorëzojmë tek liderët e dy partive”, ka thënë Hoti para gazetarëve, me të përfunduar takimi.

Ai ka thënë se pas kësaj u mbetet liderëve të partive që të ulen menjëherë pas certifikimit të rezultateve për ta konkretizuar dhe për të formalizuar këtë marrëveshje.

“Besoj që kemi vendosur një standard të ri dhe një transparencë të plotë para qytetarëve pas këtyre takimeve. Për aq sa ne kemi qenë të mandatuar jemi dakorduar për strukturën e qeverisë dhe formën se si do të strukturohen institucionet. Tash i përket liderëve politikë të vendosin për formimin e qeverisë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se ndonjëherë ka këndvështrime të ndryshme.

“Disa çështje me qëllim janë lënë anash që të diskutohen mes liderëve. Ne nuk kemi diskutuar asnjëherë për asnjë post”, ka thënë Hoti.

Në këtë takim është diskutuar për energjinë, çështjet sociale, kulturë dhe rini.

Nga LDK në takim morën pjesë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami dhe Lumir Abdixhiku.

Ndërkaq nga Lëvizja Vetëvendosje Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Besnik Bislmi dhe Hekuran Murati.

Ky takim është në vazhdën e takimeve për arritjen e marrëveshjes për koalicion mes këtyre dy partive.

Të ngjashme