Wilson: Pa u mbyllur kapitulli i Kosovës, Serbia nuk do ta ketë besimin e bashkësisë ndërkombëtare

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes me Kosovën dhe aktualisht është në pozicion më të mirë, ka vlerësuar për sektorin serbisht të Zërit të Amerikës, nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik Damon Wilson.

Ai mendon se Aleksandar Vuçiq është në pozicion më të favorshëm diplomatik dhe shton se Vuçiq do të mbahet në mend si personi që do ta mbyllë kapitullin e Kosovës.

Wilson mendon se Serbia “mund të fitojë çdo gjë”, por nuk mund të jetë vend normal me perspektivë evropiane e të ketë besim tek investitorët e huaj dhe bashkësia ndërkombëtare pa u mbyllur kapitulli i Kosovës, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se përpiqet për kthimin e gjendjes paraprake, të vendoset moratoriumi ose pauza për taksat dhe të bëhet ndalimi i lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit ë Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Të ngjashme