“Xhokeri” i Demarkacionit

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 14:54 | Nga

Deputeti i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Adem Hoxha, duket se do të jetë “xhokeri”, për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit e cila për rreth tri vjet ka mbetur pa u ratifikuar.
 
Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, nga radhët e AAK-së, Hoxha i ka premtuar votën “nëse koalicioni qeverisës i mbledh 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit”.
Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në AAK, ka bërë që koalicioni qeverisës, së bashku edhe me LDK-në të sigurojë 79 vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa vota e Adem Hoxhës, duket se do të jetë vendimtare për ta kaluar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

Adem Hoxha, është anëtar i Partisë së Goranëve , ndërsa në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Seanca për demarkacionin, siç ka paralajmëruar kryeministri Ramush Haradinaj do të mbahet të martën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme