Ymeri: Privatizimi i Telekomit tregon vitin e shpronësimit

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Socialdemorkate (PSD), Visar Ymeri përmes Facebook-ut ka shkruar se privatizimi i Telekomit dëshmon se “Viti i ekonomisë” i shpallur nga qeveria është realisht viti i shpronësimit.

“Viti i Ekonomisë” i shpallur nga Qeveria po fillon si vit i shpronësimit. Pas “Contour Global”, tash radhën e paska “Telekomi”. Privatizimi i Telekomit po arsyetohet si zakonisht me faktin se kompania paska performancë negative financiare. Asnjë analizë më përmbajtësore, se si një kompani me profit të jashtëzakonshëm është shndërruar në një kompani buzë falimentimit? Kontrata gllabërruese e zhvatëse që themeloi kompaninë “Z Mobile” nuk ishte kërkesë e telekomit, por imponim i politikave e politikanëve të korruptuar”, ka shkruar Ymeri.

Ymeri ka shkruar se ndalja për një kohë të gjatë e investimeve në telekom nuk ishte gabim nga mosdija e ekspertëve të telekomit, por vendim nga dija (për privatizim) e qeveritarëve.

“Me këtë mani privatizuese, Kosova po heq dorë nga zhvillimi. Duke e parë privatizimin si parim ideologjik, e jo racionalitet ekonomik. Edhe sot, vazhdon privatizimi i gjithçkaje. Shpronësimi në mungesë të ndryshimit të politikave. Shpronësimi në emër të argumentit se privatizimi po ua heq nga dora ndërmarrjet politikanëve të korruptuar”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme