Ymeri: Qeveria të prezantojë programin qeverisës

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LVV-së, Visar Ymeri ka thënë se Qeveria Kurti duhet të prezantojë programin e saj qevritar, dhe vonimi i kësaj është paksa i çuditshëm.

I ftuar në Debat Plus, Ymeri tha se qeveria e re kishte kohë të mjaftueshme që të krijonte plan-programin e saj dhe se kjo do të ndihmonte më shumë që të vlerësohej puna e tyre.

“Mosprezantimi i programit qeveritar ende në Kunvend është pak i çuditshëm, sepse e kemi një qeveri që ishte më parë në qeverisje, më pas u largua dhe kishe kohë të mjaftushme që të krijonte një program, kjo është e domosdoshme që me e pa ku do t’i vendos prioritet e saj Qeveria Kurti dhe e dyta është një dokument bazik që me e vlerësu punën e qeverisë”, tha ndër tjera Ymeri.

Të ngjashme