Ymeri: Vonesa në dorëzimin e dokumentacionit nga PTK-ja, po e pengon punën e Komisionit Hetimor

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 14:29 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari dhe deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, tha se kontratat dhe dokumentet tjera të kërkuara nga Komisioni Hetimor ndaj PTK nuk janë dhënë ende me arsyetime se nuk po mund t’i bëjnë të gjitha gati në kohë.

Ai ka kërkuar nga menaxhmenti dhe bordi i PTK-së që t’i përgjigjen komisionit hetimor, raporton Ekonomia Online.

Ymeri si kryesues i Komisionit Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala, i ka kërkuar menaxhmentit dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për këtë hetim.

Në përgjigjen e kthyer Bedri Istrefi, Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit ka kërkuar afat shtesë për kompletimin e dokumentacionit.

Edhe pse kjo letër e dytë i është dorëzuar menaxhmentit të hënën, Komisioni ende nuk ka marrë përgjigje në këtë çështje, e asnjë prej dokumenteve të kërkuara.

Ymeri tha se kjo vonesë e menaxhmentit të Telekomit bie ndesh me Ligjin për Hetimin Parlamentar i cili ia siguron Komisionit hetimor qasjen e pakufizuar në dokumentacion e prova (Neni Neni 13 pika 1.4.), si dhe obligon të gjitha institucionet, personat fizik a juridik, t’i dorëzojnë komisionit të gjitha dokumentet e provat e kërkuara (Neni 18, pika 4).

“Këtë vonesë në dorëzimin e dokumentacioni nuk mund ta kuptojmë ndryshe përveç se si pengesë në punën hetimore të Komisionit”, deklaroi kryesuesi i Komisionit Ymeri, në një konferencë shtypi të mbajtuar sot, duke vazhduar se vonesat e tilla ngrenë dyshimin për sa i përket punës se Menaxhmentit dhe Bordit të Telekomit.

“Ose nuk po duan t’i dorëzojnë e kështu po veprojnë kundërligjshëm; ose nuk i dijnë se ku dhe si ti gjejnë e që flet për një inkompetencë të tmerrshme profesionale”.

Ymeri vuri në pah 4 shkaktarë potencial të cilët dyshohen ta kenë sjellë Telekomin në këtë gjendje.

Sipas tij, degradimi në këtë masë të Telekomit të Kosovës është shkaktuar nga këto veprime:

· Kontratat e nënshkruara me palët e treta;

· Punësimi – veçanërisht mbipunësimi që është bërë pa kurrfarë kriteri a nevoje, kryesisht i motivuar partiakisht e nepotist;

· Ndërhyrjet qeveritare – ndalja e proceseve e projekteve zhvillimore të bëra nga qeveria më 2009 dhe 2010 për qëllime të privatizimit të Telekomit, si dhe marrja e dividendës pa kurrfarë kriteri e plani që ia ka cenuar rëndë kapacitetin financiar e investues Telekomit, duke i krijuar kështu hapësirë të padrejtë operatorëve tjerë (IPKO me vonë Z Mobile);

· Shpenzimet e pakontrolluara të menaxhmenteve e bordeve të një pas njëshme për qëllime luksi.

DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Partia Socialdemokrate (PSD) mban konferencë për medie. Nënkryetari dhe deputeti Visar Ymeri flet lidhur me gjendjen në PTK

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, April 4, 2019

Të ngjashme