Ymeri: Me VV-në në Qeveri bizneset vendëse do të hyjnë në një fazë të re

Ferizaj | 09 Qer 2017 | 16:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, së bashku me kandidatët për deputete, Dardan Sejdiu, Emrush Xhemajli dhe Shyqeri Hyseni kanë vizituar ndërmarrjen MECATYP-KS në Ferizaj.

Me këtë rast Ymeri tha se ngritja dhe mbështetja e kapaciteteve prodhuese vendore është garancia për zhvillimin ekonomik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Qeverisja jonë e ka prioritet përkrahjen e bizneseve vendore në mënyrë që të rritet prodhimi e rrjedhimisht edhe punësimi i qytetarëve tanë. Ne nuk i konsiderojmë ata si subjekte të ATK por si faktorë kyç të shtetit zhvillimor. Me Qeverinë e Vetëvendosjes bizneset vendore do të hynë në një fazë të re ku mbështetja e shtetit për ngritjen e kapaciteteve prodhuese kthehet në punësim të sigurtë e mirëqenie. Plani për forcimin e rritja e tyre është detyra jonë dhe aspirata jonë”, ka thënë Ymeri.

Fotografia e Visar Ymeri

Të ngjashme