Zemaj thirrje qeverisë: Fëmijët duhet të kthehen në shkolla

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 15:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka folur për grevën në arsim.

Zemaj gjatë fjalës së tij tha se edhe ata qytetarë që ua ka dhënë votën partisë në pushtet janë duke i thënë “keq e keni”.

“Krejt Kosova dhe ajo 50 për qindëshi që e ka votu po thotë keq e keni. Në këtë mes dikush me të vërtetë duhet të lëshoj pe. Nuk e di sa është e moralshme të llogaritet e centa kostoja e jetës së mësuesve. Sot në tre mujorin e tretë, BQK shpall në statistikat e saj që janë 800 milionë të lira në thesarin e Kosovës. Le të ma thotë dikush se pse s’paska mundësi qeveria që t’i shtoj edhe katër muaj që ta ndihmoj këtë kategori me gjëra që ishin paralajmëruar vite më parë. Edhe 800 milionë llogariten që të mblidhen në fund të vitit”, u shpreh ai.

Deputeti i LDK-së po ashtu theksoi se problemi i krijuar në vend i ka kaluar të gjitha përmasat e politikave ditore.

“Sot jemi opozitë dhe nesër shumë shpejt do të jemi pozitë. Po thoni po i përkrahni, po unë po them që jo. Nuk ka protestë në Kosovë që dikush nga ju s’ka qenë i pranishëm. Andaj kjo nuk duhet të shihet nga perspektiva opozitare por nga zgjidhja e një problemi, që i ka kaluar të gjitha përmasave e politikave ditore”, tha tutje Zemaj.

Ai po ashtu tha se fëmijët duhet të kthehen në shkolla.

“Shpjegojeni ndaç në aspektin, emocional, ndaç në atë social, fëmijët duhet të kthehen në shkolla. Kisha lut ministre ta zbutni gjuhën, ndihmoni dhe kryeministrin tuaj, mos e qitni n‘mal duke i thënë që ti je më i forti, më i mençmi”, tha ndër të tjera Zemaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme