Zëvendësministri i Kurtit kritikon mediat: Sulmi ndaj Frashër Krasniqit nuk është ndonjë krim i madh

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli, njëhershit edhe anëtar i VV-së ka reaguar ndaj mediave të cilat raportuar për rastin e sulmit të djalit të Tomë Gashit ndaj Frashër Krasniqit.

Sipas Dugollit, disa gazetarë po mundohen me cdo kusht të krijojnë viktimë politike, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese.

Madje sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjë krim kaq i madh, raporton Insajderi.

“Piskamat shterruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese.
Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën plitike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë…
Krijohet përshtypja se kushedi se ç’farë krimi i madh mund të ketë ndodhur…Gazetari se jo mahi…”, ka shkruar Dugolli.

Të ngjashme