Zgjedhjet në SHBA, politika amerikane për Kosovën nuk pritet të ndryshoi pavarësisht rezultatit

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Sonte amerikanët do të vendosin për presidentin e ri të Amerikës.

Pozitën e të parit të SHBA-së synon ta ruaj presidenti aktual Donald Trump, nga rivali Joe Baden i cili do të tentoj t’ia rrëmbej ulësen e të parit të Armikes këtij të parit.

Gara mes Trump të republikanëve dhe Biden të demokratëve po përcillet me vëmendje të madhe edhe në Kosovë.

Por sipas hulumtuesit të politikave në Institutin D4D, Visar Xhambazi politika e jashtme amerikane për Kosovën nuk do të ndryshoi pavarësisht se kush e fiton garën për të parin e SHBA-ve.

Xhmbazi tha për gazetën Objektiv se Demokratët dhe Republikanët kanë bërë shumë për Kosovën.

 “Me gjithë ndryshimet drastike të Presidentit Trump, historikisht, politika e jashtme amerikane zakonisht mbetet e njëjtë me disa ndryshime në nuanca të cilat varen nga personaliteti dhe prioritetet kyçe të presidentit amerikan. Kujtojmë se mbështetja e parë amerikane filloi nga republikanet, me paralajmërimin famshëm të krishtlindjeve nga George H. Bush në vitin 1992, i cili paralajmëroi regjimin e Milosevicit se në rast të sulmit ndaj civileve ne Kosove, SHBA-te do te përgjigjeshin ushtarakisht. Ndikimi Amerikan në Kosovë kulmoi me vendimin e Presidenti Clinton (demokrat) për të intervenuar në Kosovë në vitin 1999, me c’ rast forcat serbe u larguan nga Kosova. Tutje, me mbështetjen e Presidentit George Ë Bush, një republikan tjetër, Kosova shpalli pavarësinë e saj, ndërsa gjate udhëheqjes së President Obama (demokrat) Kosova përfundoi ciklin e pavarësisë së mbikëqyrur. Edhe gjate presidencës së republikanit Trump u tentua që ta arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo përfundoi me një zotim të bashkëpunimit ekonomik”, tha Xhambazi.

Gjasat më të mëdha për të fituar garën e kreut të SHBA-së, Xhambazi mendon që i ka Biden, por sipas tij, fituesi vendoset nga kolegji elektoral dhe jo nga vota popullore.

“Sipas opinion poleve, Joe Biden ka gjasat me te mëdha për të fituar. Biden qëndron më mirë edhe se Hillary Clinton para katër viteve. Mirëpo, në SHBA presidenti përcaktohet nga kolegji elektoral dhe jo nga vota popullore. Shtetet të cilat do te determinues për rezultatin përfundimtar pritet te jene: Pensylvania, Wisconsin, Michigan, North Carolina, Arizona, Gerogia dhe Florida. Ne keto shtete do të zhvillohet beteja më e madhe. Me gjithë përparësinë e Biden, gjithçka mbetet hapur”, shtoi Xhambazi.

Edhe ish ambasadori i Kosovës në Amerikë, Avni Spahiu e sheh favoritë Bidenin për ta udhëhequr SHBA-në në katër vitet e ardhshme.

Sipas Spahiut, Biden është më i lidhur emocionalisht me Kosovën se sa Trump.

“Është një e vërtet e njohur për të cilën të gjithë pajtohemi se është një konsensus në dy krahët në politiken amerikane sa i përket Kosovës, ndonëse Biden ka qenë vazhdimisht i angazhuar në çështjen e Kosovës me dekada është i lidhur edhe emocionlisht me Kosovën dhe është një mikë i dëshmuar për Kosovën. Biden do të ishte më i përshtatshme me Kosovën, por nuk shoh ndonjë ndryshim të politikës amerikane cilido që zgjidhet”, potencoi Spahiu

Në krahë të Biden është rreshtuar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i kësaj partie Dimal Basha mendon se Biden e përkrahë shtetësinë e Kosovës dhe ka merita të mëdha për pavarësinë e Kosovës.

“Meritor për ndihmën e Amerikës janë disa figura kyqe, ku ndër ta është edhe Joe Biden, i cili përveç qe e përkrah shtetësinë dhe të drejtën tone te ekzistojmë te ne mesin e të barabartëve, ai ka edhe një platforme qe shpreh tekstualisht përkrahjen për mbështetjen e vendit dhe drejtave tona si qytetar të lirë dhe të barabartë. Prandaj, pas politikave diskriminuese ndaj shqiptareve të udhëhequra nga Grenell, nuk besoj se do koment se kënd duhet ta përkrahin shqiptaret në këto zgjedhje”, përfundoi Basha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme