Zyra Shtetërore e Hetimit, tema kryesore në takimin VV-LDK

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 16:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra Shtetërore e Hetimit ishte tema kryesore në takimin e zhvilluar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi.

“Ne sot patëm takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Temë diskutimi ishte siguria dhe ndërtimi i FSK-së dhe hyrja në, pastaj folëm për sundimin e ligjit, për Vettingun, dekriminalizimin. Në të njëjtën kohë biseduam edhe për Ligjin për Krimet e Luftës dhe mund tu them se për të gjitha temat patëm dakordim. Jemi dakorduar për sundim të ligjit”, ka thënë Gashi.

“Do të formojmë një Zyre të Hetimit e cila do të ketë disa kompetenca.
-Luftën kundër krimit të organizuar
-Hetimin e krimeve  politike
-Lufta kundër korrupsionit
-Komponentët e sundimit të ligjit, anti korrupsioni dhe konfiskimin e pasurisë të zyrtarëve”, tha Gashi, raporton EO.

Gashi foli edhe për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale, ku tha se kjo gjë është formuar në kohën sa kryeministër ishte Hashim Thaçi.

“Dhomat e specializuara janë dhoma të Kosovës dhe këto dhoma janë themeluar në kohën kur Thaçi ka qenë kryeministër dhe për ne këto dhoma duhet të funksionojnë, besoj edhe për VV-në”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme