Zyrtare: Endrit Shala në krye të MTI-së

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Haradinaj, me kërkesë të Nismës Socialdemokrate, emëroi Endrit Shalën ministër të Tregtisë dhe Industrisë.

Shala i cili deri më tani mbante postin e shefit të kabinetit të zëvendëskryeministrit Limaj, është njëri nga themeluesit e Nismës Socialdemokrate.

Ai është anëtar i kryesisë së këtij subjekti dhe sekretar për marrëdhënie me publikun nga ky subjekt.

Shala është një nga personat më të afërt të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte mbetur pa ministër q disa javë.

Për një vit këtë ministri e kishte drejtuar, Bajram Hasani, kryetar i degës së Nismës në Gjilan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme