Zyrtare: KQZ-ja dërgon 30 kuti në rinumërim

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 15:59 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që të dërgojë në rinumërim 30 kuti të votave, raporton EkonomiaOnline.

Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, me miratimin e anëtarëve tjerë të komisionit ka dërguar në rivotim 30 kuti.

Arsyeja pse këto kuti i kanë dërguar në rivotim është nga mungesa e nënshkrimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve, mos përputhja me formularët e rezultateve, mungesa e librave të votimit. Mungesa e listës së botuesve, ndërrimi i shiritave të sigurisë etj.

Enis Halimi nga sekretariati i KQZ-së, ka thënë se 150 votime kanë qenë të dyfishta. Ndërkaq, rastet për auditim ai ka thënë se janë fletëvotimet ku partia nuk ka votë por vetëm deputetët, raporton EO.

Sa i përket numërimit të votave me kusht ai ka thënë se do të bëhen menjëherë pas validimit, duke theksuar se në QNR janë duke u punuar me tri ndërrime.

Në vazhdim të mbledhjes, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që të ketë një analizë lidhur me natyrën e pavlefshmërisë së fletëvotimeve të këtij procesi zgjedhor si dhe një analizë të gjithmbarshme të procesit zgjedhor, që do t’i shërbente KQZ-së në organizimin sa më të mirë të Zgjedhjeve Lokale të këtij viti.

Gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur se numri i fletëvotimeve pas vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura përmes postës është: 5 mijë e 246, e të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve

Të ngjashme