Zyrtari i AAK-së: Në Deçan emergjencë, Kurti krihet në Egje

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar në Deçan, ku mbi 1 mijë e 500 persona kërkuan ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë helmuar nga uji.

Selimi tha se përderisa Deçani është në emergjencë të ujit, Kurti po “krihet”, në Egje.

Më tutje ai tha se është turp që Deçani po politizohet.

“Deçani në emergjencë të ujit, Kryeministri krihet në Egje. Bukë, kripë dhe ujë- Kryeministër. Tash mundeni me sha ju aparatçikë te fermës virtuale të komenteve. Turp që Deçani politizohet! Turp!”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”. 

Të ngjashme