Zyrtari i PDK-së: Keqmenaxhimi i pandemisë nga Arben Vitia po e çon Kosovën në greminë

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka bërë përgjegjës ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia nga Vetëvendosje për keqmenaxhimin e pandemisë ku sot janë shënuar 888 raste të reja me Covid 19.

Ai ka thënë se Arben Vitia ka ikur nga betimi që ka dhënë si mjek dhe tani vëmendjen e ka vetëm tek pushteti në Prishtinë, duke ilustruar këtë reagim me foto që Vitia po bënë me modele.

Reagimi i plotë i Betim Gjoshit në Facebook:

Dje 562 raste, e sot 888.

Keqmenaxhimi me pandeminë po na çon në greminë.

Nëse do të ishte kaq i interesuar dhe i shqetësuar për shëndetin e qytetarëve, Arben Vitia do t’i përkushtohej vetëm detyrës që e ka marrë.

Por, jo! Vitia po e lë shëndetin e qytetarëve buzë greminës dhe do t’i përkushtohet zgjedhjeve për Prishtinë.

Asnjë doktor i vërtetë nuk do ta braktiste shëndetin e qytetarit.

Të ngjashme