Zyrtarja e BE-së vjen në Prishtinë për taksën

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian i ka vendosur shtetit të Kosovës tri kërkesa të veçanta për vazhdimin e dialogut me Serbinë, njëra nga kërkesat dhe e cila është kryesore për të vazhduar dialogun është heqja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë e vendosur nga Qeveria e Kosovës. E për këtë në Prishtinë nga BE’ja do të vij Drejtoresha e Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst.

Eicchors fillimisht do të ketë një vizitë zyrtare në Beograd për të bërë përpjekjen e fundit për të siguruar një dalje nga bllokada e dialogut që është krijuar mes Kosovës dhe Serbisë, pas kësaj ajo do vazhdojë vizitën e saj edhe në Prishtinë ku do të vij dhe të kërkoj nga Qeveria e Kosovës heqjen e taks 100% nda produkteve serbe.

Sipas Eichhorst dhe BE’së, taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ka bllokuar të gjithë procesin e dialogut mes dy vendeve, sipas saj për të vazhduar dialogu BE’ja e sheh si rrugëdalje pezullimin e taksës derisa të mos arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy shteteve.

Ndërkaq, BE’ja vazhdon ta konsiderojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në rolin udhëheqës së dialogut për të arritur marrëveshje me Aleksandar Vucicin e Serbisë.

Kujtojmë se dje Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian(BE), Federica Mogherini, priti për herë të parë në takim ekipin negociator të Kosovës, ku me dy bashkëdrejtuesit e delegacionit, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, foli në lidhje për përfundimin e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme