Zyrtarja e BE-së: Dialogu Prishtinë-Beograd nuk është ndalur kurrë

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Angelina Eichhorst, Drejtoreshë për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin Perëndimor në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm ka deklaruar se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës “nuk është ndalur kurrë”.

Ajo ka theksuar se nuk është pesimiste për situatën aktuale në negociatat mbi një marrëveshje ligjërisht detyruese.

Zyrtarja e BE-së gjatë një debati mbi zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Qendra për Politikë Evropiane në Bruksel, tha se roli kryesor i BE-së ishte t`i “sjellë Prishtinën dhe Beogradin në tavolinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme