Poloni: Nga shkatërrimi i një ndërtese, pesë vetë të vrarë

Prishtinë | 09 Pri 2017 | 10:36 | Nga

Zyrtarët e Polonisë thonë se së paku 5 vetë, përfshirë dy fëmijë, e kanë humbur jetën dje, kur një ndërtesë në pjesën jugore të këtij vendi, është shkatërruar pas një eksplodimi të gazit.

Katër njerëz janë shpëtuar nga gërmadhat dhe janë dërguar në spital në qytetin, Svieboxhice, ndërsa një person ende konsiderohet i zhdukur, u ka thënë reporterëve në zyrtar rajonal.

Zyrtarë të ekipeve të zjarrfikësve thanë se ata konsiderojnë se 15 prej 18 banorëve të kësaj ndërtese ishin në banesat e tyre, kur ajo u shkatërrua, me gjasë nga eksplodimi i gazit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme