Polonia shënon numrin më të madh të të vdekurve në valën e katërt

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Polonia të mërkurën raportoi 794 të vdekur nga Covid-19, që është shifra më e lartë në valën e katërt të pandemisë, tha zëvendësministri i shëndetësisë.

Zëvendësministri Waldemar Kraska tha se numri i lartë i viktimave mund të jetë edhe rezultat i raportimit të vonuar për shkak të Kërshëndellave, shkruan Reuters.

Kraska tha se mbi 75 për qind e të vdekurve ishin persona të pavaksinuar. “Mendoj se tash për tashmë jemi duke e përjetuar kulmin e numrit të personave që po vdesin, tha ai për një televizion privat.

Polonia është përballur vazhdimisht me shifra të larta infeksionesh kohëve të fundit, ndonëse varianti Omicron ende nuk është përhapur shumë.

Të mërkurën, Polonia raportoi 15.571 infeksione të reja, 13 për qind më pak se një javë më parë, tha Kraska. Deri të martën, shteti i Evropës Qendrore ka regjistruar vetëm 25 raste me variantin Omicron.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme