Polonia regjistron numër rekord të të vdekurve nga COVID-19

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Polonia ka regjistruar sot numrin më të lartë të të vdekurve nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë së Polonisë ka konfirmuar se 548 persona kanë vdekur me koronavirus, duke e çuar numrin e viktimave mbi 10 mijë, transmeton KOHA shkrimin e Reuters.

E në 24 orët e fundit në këtë vend janë infektuar me COVID-19 edhe 25,571 persona, shifër kjo më e ulët se rekordi i shënuar më 7 nëntor që ishte 27,875.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 22,320 pacientë janë të shtruar në spitale, derisa 2,126 janë në ventilatorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme