Pompeo dhe Mogherini “përplasen” për Iranin

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo u takua të hënën me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mogherinin në një vizitë surprizë në Bruksel. Ndërsa gjatë ditës Pompeo pritet të takohet në Rusi me presidentin Vladimir Putin.

Një vizitë surprizë ajo e sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo në Bruksel. Kreu i diplomacisë amerikane u takua me Mogherinin, përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për çështje të jashtme dhe politikën e sigurisë. Por Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende të ndara për sa i përket politikës që duhet të ndiqet ndaj Iranit

Pompeo modifikoi agjendën e tij. Ai hoqi dorë nga vizita në Moskë për të kaluar në Bruksel, ditën e takimit të ministrave të jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së.

Kreu i shtëpisë së bardhë, Donald Trump, vendosi në mënyrë të njëanshme të braktisë marrëveshjen ndërkombëtare që e detyronte republikën islamike të hiqte dorë nga pasurimi i uraniumit dhe të kishte një arsenal bërthamor, në shkëmbim të normalizimit gradual të marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtar. Një vendim që nuk u prit mirë nga Brukseli.

Mogherini u shpreh se Pompeo dëgjoi në Bruksel së aktualisht ky është një moment kritik e delikat dhe se në momente të tilla, gjëja më e përgjegjshme që mund të bëhet është shmangia e përshkallëzimit.

Irani akuzohet ndër të tjera se ka sabotuar dy petroliere të Arabisë Saudite, një nga aleatët më besnikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidentet u sinjalizuan në Gjirin Persik, duke shënuar përplasjen më të fundit mes Teheranit dhe Riadit rreth burimit më të çmuar, atë të naftës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme