Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo iu ka ofruar mbështetjen e vendit të tij Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas përplasjes së një aeroplani të një kompanie ukrainase ku vdekjen e gjetën 176 persona.
“Sapo fola me Presidentin Zelensky ku shpreha ngushëllimet e thella për jetët e humbura në tragjedinë e përplasjes së aeroplanit 752 të Ukrainian International Airlines”, është shprehur Pompeo transmeton Klan Kosova.
“I qëndrojmë krah Ukrainës dhe jemi të gatshëm që të ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën tonë në hetimet e mëtutjeshme”.