Mundësi për ngritjen e aftësive të të menduarit kritik, publikim ne Wikipedia dhe punë praktike përmes Punëtorisë Ponder – Wiki Akademi.
Ponder është programi më i ri i UNICEF Innovations Lab Kosovo, në partneritet me organizatën jo qeveritare PEN dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë. Është program jo-formal i edukimit që ka për qëllim përmirësimin e aftësive të mendimit kritik duke u përqendruar në shkrim-leximin kritik medial.
Ky edicion i veçantë i Ponder, organizohet në bashkëpunim me Wiki Akademi, projekt ky i Ipko Foundation, që ka për qëllim përfshirjen direkt e të të rinjve në procesin e krijimit të artikujve në Wikipedia.
Punëtoria treditore Ponder – Wiki Academy do t’ua mundësoj pjesëmarrësve të përmirësojnë aftësitë e mendimit kritik, shkrimit dhe leximit, dhe të kuptuarin dhe sfidimin e informative subjektive, përmes përfshirjes direkte në procesin e krijimit të artikujve në Wikipedia.
Përpos kësaj, pjesëmarrësit e punëtorisë Ponder – Wiki Academy do të kenë mundësi eksperimentale të punës praktike në media dhe institucione siç janë: TV stacionet, radio stacionet, portalet elektronike, gazetat etj.
Përmes kësaj punëtorie ju përfitoni: Zhvillim të aftësive të shkrimit dhe leximit; Aftësi për të menduar në mënyrë më kritike; Aftësi për të kuptuar dhe sfiduar informatat subjektive; Zhvillim të qasjes kritike ndaj informatave të cilat merren në përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediet tjera; Avancim në mënyrat e hulumtimit dhe të mbledhjes së informacioneve; Kontribuim në zhvillimin e cilësisë dhe sasisë së informacioneve për Kosovën online; Promovimi i qytetarisë aktive ndërmjet autorëve të artikujve dhe anëtarëve të tjerë të shoqërisë; Rrjetëzim me kritikë të rinj; Mundësi për internship/punë praktike afat-shkurtër në institucione mediale (Portale, gazeta, televizione apo radio); Pranimi i mentorimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe certifikim
Kush mund të aplikoj:
Të rinjtë dhe adoleshentët e moshave 14 – 21, shtetas të Kosovës;
Të rinjtë dhe adoleshentët të cilët janë të interesuar të përmirësojnë aftësitë e të menduarit kritik;
Të rinjtë dhe adoleshentët të cilët janë të interesuar të shkruajnë dhe lexojnë.
Si të aplikoni:
Mund të aplikoni individualisht apo si grup i dy apo tre anëtarëve;
Kur të plotësoni aplikacionin, shënoni informatat e kërkuara për secilin anëtarë të ekipit;
Shkruani dy ese në bazë të përshkrimit të ofruar në formën e aplikimit më poshtë:
Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni përmes e-mailit [email protected] ose përmes numrit të telefonit 049 728 555.