UNICEF Shqipëri në bashkëpunim me qendrën laboratorike multifunksionale ICTSlab organizuan në datat 20-21-22 nëntor aktivitetin social-rinor PONDER në kuadër të projektit ‘Transformimi i përgjigjes kombëtare ndaj trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe nga Shqipëria’ financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Me pjesëmarrjen e 45 të rinjve nga shkollat e Tiranës, Kamzës, Paskuqanit dhe Babrru, PONDER synon të nxisë aftësinë e të menduarit kritik, të kuptuarit të informacionit subjektiv, qasjen kritike ndaj informacionit ditor në rrjete sociale dhe media ku të rinjtë mësojnë rreth diversitetit, plagjiaturës, prezantimit të informacionit dhe interpretimit të imazheve.
Trajnimet e udhëhequra nga 8 mentorë orientuan të rinjtë të moshave 14-21 vjeç në përdorimin e shkrim-leximit kritik, diversitetit të medieve, pozicionimit dhe eksperiencës, leximit të imazheve, fuqizimit përmes shkrim-leximit mediatik dhe rreth një përvoje të suksesshme pune praktike.
“Të rinjtë janë agjentë të ndryshimit për mirë të vendit të tyre dhe detyra jonë është ti mbështesim ata,” tha bashkëthemeluesi i ICTSlab z. Kushtrim Shala në aktivitetin virtual të hapjes i cili u realizua përmes platformës Zoom pjesë e të cilit ishin zëvendës Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë zj. Nina Guga, përfaqësuese e Ambasadës Britanike në Tiranë zj. Harriet Morgan, nën-Kryetare e Bashkisë Tiranë zj. Anisa Ruseti dhe përfaqësuesi i UNICEF për Shqipërinë z. Roberto de Bernardi.
Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri z. Bernardi tha se ky trajnim synon ti pajisë të rinjtë me aftësi të cilat normalisht nuk fitohen përmes edukimit formal duke i bërë ata më konkurrues dhe hapur rrugë punësimin të tyre.
Mbështetja e PONDER është pjesë e një programi të gjerë nisur nga Mbretëria e Bashkuar në 2019-ën për të luftuar të ashtuquajturën skllavëri moderne dhe se njerëzit sot kanë nevojë për një qasje kritike ndaj informacionit tha përfaqësuesja e Ambasadës Britanike zj. Morgan.
5 të rinj do të kenë mundësi të ndjekin internship në kompani të njohura mediatike dhe 10 të tjerë do të shndërrohen në influencues duke publikuar shkrimet e tyre në blogje të ndryshme.
Aktiviteti virtual u pasua nga trajnimet e realizuara në ambientet e Stela Resort ku 45 të rinjtë u organizuan në 8 grupe në respektim të masave anti-Covid ndërmarrë nga instutitucionet e Republikës së Shqipërisë.
Kurrikula e përbërë prej 4 modulesh përbënte lexim, diskutim debat dhe lojëra strategjike. Shkrim-leximi kritik mediatik kishte për qëllimi është të ndihmojë të rinjtë të mendojnë ne mënyrë kritike dhe t’i fuqizojë ata të interpretojnë drejt atë që shohin, dëgjojnë dhe lexojnë. Ky modul inkurajon kulturën pjesëmarrëse. Të rinjtë u njohën me llojet e ndryshme të medieve në dispozicion teksa adreson marrëdhëniet midis medias dhe audiencës.
Moduli i leximit dhe interpretimit të fotografive u përqendrua kryesisht në simulimin e ushtrimeve në të cilat mund të analizohen dhe interpretohen imazhe të ndryshme. Fuqizimi nëpërmjet shkrim-leximit kritik mediatik trajtoi një aspekt themelor të pjesëmarrjes kritike të shkrim-leximit mediatik; pjesëmarrjen dhe përfshirjen e audiencës.
Në kuadër të moduleve u trajtuan dhe dy tema shumë të rëndësishme të lidhura me grupmoshën e të rinjve: Plagjiatura ne epokën digjitale dhe Bullizmi.
Në fund të trajnimeve të së cilës ditë UNICEF Shqipëri dhe ICTSlab pajisën të rinj me certifikatë në një ceremoni ku mori pjesë drejtuesja e programit të edukimit të hershëm pranë UNICEF Shqipëri zj. Mirlinda Bushati dhe përfaqësuesja e ICTSlab zj. Esmeralda Shala.
Shqipëria është një prej vendeve me moshën më të re të popullsisë në Evropë ku adoleshentët e moshave 14-21 vjeç përbëjnë afërisht 9% të popullsisë.
PONDER është vetëm një prej programeve social-rinore të cilat do të realizohen si fryt i bashkëpunimit të UNICEF Shqipëri dhe ICTSlab me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar. UPSHIFT është një program social rinor zhvilluar nga UNICEF Innovation si pjesë e vizionit Generation Unlimited UNICEF dhe i shtrirë në 22 vende të botës për të pajisur adoleshentët me aftësi lehtësisht të transferueshme dhe mbështetur ata në tregun e punës.
Të dy programet shkojnë në mbështetje të të rinjve të marxhinalizuar, të rinjve me aftësi të kufizuara, të rinjve të rrezikuar nga trafikimi, fëmijë nga minoritetet duke i mbështetur në zhvillimin e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballen në komunitetet e tyre.
Projektet më të mira do të financohen nga programi dhe ekipet fituese i nënshtrohen mentorimi nga ekspertë të fushave që me mbështetjen e nevojshme financiare, do të sjellin idenë në realitet. Të rinjtë e mese 600 shkollave pritet ti bashkohen këtyre programeve duke u shndërruar në një forcë për ndryshim pozitiv social dhe ekonomik në shoqëri.
Rreth ICTSmedia
ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards dhe mbështesë e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab i hapur së fund në Tiranë me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.
Rreth ICTSmedia
ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards dhe mbështesë e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab i hapur së fund në Tiranë me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.