Skuadra e Ponte Prizrenit është kthyer te fitorja pas humbjes javën e shkuar nga Golden Eagle Ylli në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ekipi prizrenas të mërkurën ka triumfuar në udhëtim ndaj Vëllaznimit me rezultatin 112:92 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Me këtë fitore, Ponte Prizreni është ngritur në kuotën e 27 pikëve, derisa Vëllaznimi që regjistroi humbjen e pestë rresht mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 20 pikë.
Plejmejkeri Divine Myles ishte më i dalluari në fitoren e Ponte Prizrenit me 39 pikë, i përcjellë nga Xavier Cannefax (19) e Josh Martin (12). Te skuadra e Vëllaznimit më i dalluari ishte Christopher Hortman me “double-double” prej 35 pikëve e 11 kërcimeve.