Alexander Popov nga “Center For Regaionalism” ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mund të sanksionohet përsëri nga ndërkombëtarët nëse këmbëngul në atë se dialogu Kosovë- Serbi, nuk do të jetë prioritet kryesor.
Popov për “Danas” ka thënë se do të sanksionohet nga ndërkombëtarët nëse dialogun Kosovë – Serbi nuk e ka priotitet.
“Ne e shohim që pritjet e komunitetit ndërkombëtar që Kryeministri Kurti do të vendosë negociatat në vendin e parë apo të dytë të prioriteteve janë shkelur, prandaj e kemi parë një reagim të tillë të von Cramon. Nëse Kurti mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij se nuk do të negociojë, sanksione serioze mund të pasojnë për të, sepse ka ndodhur një herë që Qeveria e tij të rrezohet për arsye se Qeveria e tij nuk pranoi kërkesat e komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Popov, shkruan Gazeta Metro.
Kujtojmë, që Kurti ka thënë se dialogu është ‘prioritet i gjashtë apo i shtatë’, gjë e cila nuk është pritur mirë në BE. LVV-ja në vazhdimësi e ka cilësuar dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli si jotransparent dhe i ka cilësuar si të dështuara shumicën e 33 marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.