Portugalia i hap plazhet, Austria malet turistike

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Pushimi në plazh është i ndaluar.

E këtë e tregon edhe kjo shenjë e vendosur në kryeqytetin portugez i cili bën thirrje qe njerëzit të respektojnë po ashtu distancimin social.

Por temperaturave mbi njëzet gradë nuk i rezistuan disa banor të Lisbonës të cilën dolën për të shijuar motin me diell, njofton Klan Kosova.

Në zonën bregdetare edhe pensionistet iu rikthyen shëtitjeve të tyre tradicionale.

Portugalia e cila ka më shumë se 10 milion banorë ka të regjistruar rreth 26,715 raste të prekura me Covid-19. Prej tyre 1105 nuk i mbijetuan virusit korona.

Të ngjashme