Posedonte 11 qese marihuanë në xhep dhe 41 në shtëpi, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 08 Dhj 2023 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një qytetarë në Pejë është arrestuar pasi i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë në xhep, derisa pas bastisjes së shtëpisë i janë gjetur edhe 41 qese tjera me të njëjtën substancë.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Mbretëresha Teutë- Pejë 07.12.2023-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar 11 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 41 qese të vogla najloni me të njëjtën substancë, gjithsej në peshë 46.1 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme