Posta e Kosovës dhe e Maqedonisë shkëmbejnë përvojat

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 16:08 | Nga

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha ka pritur të hënën në Prishtinë një delegacion të Postës së Maqedonisë, i udhëhequr nga drejtori gjeneral, Fadis Rexhepi.

Ata kanë biseduar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, përkatësisht shkëmbimin e përvojave rreth projekteve konkrete që janë zhvilluar nga Posta e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë.

Për këtë qëllim gjatë ditës janë zhvilluar takime të ekspertëve të fushave të ndryshme .

Takimet e sotme janë rezultat i lidhjes së marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy administratave  postare, para një viti.

Shkëmbimi i përvojave do të mundësojë ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e të dyja shteteve si dhe rritjen e efikasitetit në punë.

Kryeshefi Hoxha dhe drejtori Rexhepi  kanë paralajmëruar se takime të ngjashme të interesit të ndërsjellë do të organizohen edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme