Posta e Kosovës nënshkruan marrëveshje me Kujtesën

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Posta e Kosovës në kuadër të rritjes së numrit të shërbimeve ka nënshkruar marrëveshje me operatorin Kujtesa, këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha përmes një njoftimi në Facebook.

Postimi i Hoxhës:

Në kuadër të rritjes së numrit të shërbimeve në Postën e Kosovës, sot nënshkrova marrëveshjen e re me operatorin Kujtesa, përmes të cilës qytetarët do të jenë në gjendje që kontratat e shërbimeve për Internet dhe TV kabllor me operatorin Kujtesa t’i nënshkruajnë në shtëpitë apo banesat e tyre, si dhe pagesat mujore për këtë shërbim t’i kryejnë në të gjitha zyrat postare të Postës.

Ky është shërbim që është krijuar për herë te parë në Postën e Kosovës.

Do të punojmë në vazhdimësi që shërbime të tilla që lehtësojnë qytetarët tanë, t’i ofrojmë edhe në te ardhmen.

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and suit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme