Posta e Kosovës rrit cilësinë e shërbimeve në regjionin e Ferizajt

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 17:29 | Nga

Posta e Kosovës ka rritur nivelin e shërbimeve në komunën e Ferizajt. Shërbimet postare në këtë rajon tashmë kanë mbërritur në 98 për qind.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, gjatë një postimi të tij në rrjetin social facebook.

Hoxha ka bërë të ditur se së bashku me ekipin e tij ka vizituar regjionin e Ferizajt ku u njoftua për arritjet dhe sukseset në zyrat postare të këtij qyteti.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Sot së bashku me bashkëpunëtorët e mi vizitova regjionin e Ferizajt. Gjatë kësaj vizite nga menaxheri regjional Luan Jahiri u informova për te arriturat në zyrat postare të këtij regjioni.

Ky regjion është duke ofruar shërbime shumë cilësore tek të gjithë konsumatorët e Postës së Kosovës ku cilësia e shpërndarjes se dërgesave postare është 98%, si dhe cilësia e shërbimeve të tjera është në nivel shumë të kënaqshëm.

Falënderoj të gjithë punonjësit e këtij regjioni për punën dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave të tyre.

Njëra nga sfidat kryesore të këtij regjioni ishte mungesa e punonjësve që i duhet këtij regjioni për të ofruar shërbime, do të mbështes maksimalisht të gjitha kërkesat e regjioneve për të garantuar ofrim cilësor të shërbimeve.

Fotografia e Sejdi Hoxha

Fotografia e Sejdi Hoxha

Fotografia e Sejdi Hoxha

Fotografia e Sejdi Hoxha

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme