Posta Shqiptare nxjerr pullë të veçantë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Posta Shqiptare sot ka emëtuar pullën postare, e cila i dedikohet 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili në Facebook ka publikuar fotografi të pullës postare.

Po ashtu, edhe Posta e Kosovës sot ka vënë qarkullim emisionin e pullave postare “15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku kanë marrë pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Të ngjashme