Postierët me motoçikleta ekologjike

Prishtinë | 09 Tet 2016 | 09:03 | Nga

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Postës, sot do të bëhet promovimi i motoçikletave ekologjike për postierë, që janë blerë përmes një projekti të përbashkët nga Posta e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Promovimi mbahet në parkingun përballë ndërtesës kryesore të Postës  në Prishtinë,  duke filluar nga ora 14:00.

Dita Ndërkombëtare e Postës shënohet për çdo vit, më 9 tetor, në të gjitha shtetet e botës. Në këtë datë, në vitin 1874 është themeluar Unioni Postar Universal (UPU), agjenci e Kombeve të Bashkuara, që përbëhet nga 192 shtete anëtare.

Të ngjashme