Postimi i Manchester Unitedit për Ronaldon bëhet viral, por për arsye të gabuara

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Një postim i Manchester Unitedit që e shfaq Cristiano Ronaldon duke dashur ta ekzekutojë një gjuajtje të lirë është bërë viral, por për arsye të gabuara – kur merret parasysh numri i ekzekutimeve të konvertuara në gol.

Superylli portugez është duke dominuar aktivitetin e Djajve të Kuq në rrjetet sociale prej se iu bashkua klubit pas transferimit nga Juventusi.

Pas tre viteve të kaluara te Bianocnerët, 36-vjeçari u kthye në Old Trafford për 15 milionë euro, ndërsa Zonja e Vjetër do të përfitojë tetë milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara në objektivat e klubit dhe lojtarit.

Ronaldo shënoi 101 gola në 134 paraqitje me Juven, mirëpo shënoi vetëm një gol nga 72 gjuajtje të lira.

Për këtë arsye, shumë tifozë, duke i përfshirë edhe ata bianoncerë, janë tallur me postimin e Unitedit që e paraqet Ronaldon në përpjekje për të ekzekutuar një gjuajtje të lirë. /Telegrafi

https://twitter.com/godofthedrink/status/1434799474417700869?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1434799474417700869%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpostimi-manchester-unitedit-per-ronaldon-behet-viral-por-per-arsye-te-gabuara%2F

Të ngjashme