Pozharit ia fshin Facebook-u një shkrim, shan opozitën

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 23:36 | Nga Ekonomia Online

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pasi që një postim i tij në rrjetin social Facebook është fshirë dhe i njëjti ka fajësuar opozitën. Aty thuhet që postimi “shkon kundër standardeve të komunitetit”.

“I kemi këto standarde për të parandaluar gjëra si reklamimi fals, mashtrimi apo shkeljet e sigurisë,” – shkruhet në arsyetimin e Facebook. Në këtë postim të Pozharit bëhej fjalë për vizitat e Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit në ShBA, ku Pozhari i kishte cilësuar si të dështuara.

Nuk dihet saktë se si i ka shkelur standardet z. Pozhari, por duket se ai nuk beson në këto standarde.

“Nisën raportimet e militantëve partiak edhe për shkrime autoriale. Kaq vlen demokracia për ta. Llogarisni sikur t’i kishin lloji i këtyre 50%. Pasi kaq ju ka djeg shkrimi me titull ”Vizitat e dështuara të Lumir Abdixhikut dhe Memli Krasniqit në Amerikë!”, ju lutem shpërndajeni sa më shumë”, ka shkruar analisti i njohur për qëndrimet e tij në përkrahje të Albin Kurtit.

Pozhari ka qenë më herët edhe këshilltar i Fatmir Limajt, derisa ky ishte në pushtet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme