Ekonomia Online
FUNDIT

Prangoset prishtinasi, dyshohet se vodhi tre kompjuterë me vlerë mbi 5000 euro

Prangoset prishtinasi, dyshohet se vodhi tre kompjuterë me vlerë mbi 5000 euro

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”. Policia ka njoftuar se i dyshuari, në një kompani private ka vjedhur tre kompjuterë me vlerë rreth 5600 euro. I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Më 14.01.2026 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar […]

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, në një kompani private ka vjedhur tre kompjuterë me vlerë rreth 5600 euro.

I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Më 14.01.2026 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas i njëjti dyshohet se kishte vjedhur nga një kompani private tre kompjuterë në vlerë rreth 5600 €. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme